image Vetura goditi anësoret e rrugës, pamje të reja nga vetaksidenti në Prizren - VIDEO

Siguri

Vetura goditi anësoret e rrugës, pamje të reja nga vetaksidenti në Prizren – VIDEO

news image

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve të para janë lënduar tre persona.

Sipas Bytyqit nuk dihet ende nëse lëndimet e tyre janë të rënda apo të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i emergjencës dhe policia raporton Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/