image Tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Prizren, Policia jep detaje

Siguri

Tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Prizren, Policia jep detaje

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident të rëndë që ka ndodhur në hyrje të Prizrenit, ku një veturë ka goditur anësoret e rrugës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve të para janë lënduar tre persona.

Sipas Bytyqit nuk dihet ende nëse lëndimet e tyre janë të rënda apo të lehta.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura është shkatërruar tërësisht.

/GazetaSinjali/