Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë afër mbikalimit të Patokut.
Viktima është një grua ende e pa identifikuar, e cila dyshohet të ketë kaluar rrugën ku është përplasur nga një automjet duke e lënë të vdekur në vënd.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi u ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti dhe bërë të mundur identifikimin e viktimës, përcjell Sinjali.
Kjo autostradë mbetet problematike nga këmbësoret, të cilët bëjnë manovra të gabuara duke u munduar të kalojnë autostradën nga njëri krah në tjetrin, ndonëse pak metra më tutje ndodhet edhe mbikalimi ku mund të lëvizin.
Viktima e ditës së sotme humbi jetën vetëm pak metra larg mbikalimit.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.