image Vetura godet një person me nevoja të veçanta te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë

Siguri

Vetura godet një person me nevoja të veçanta te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e sotme, ku si pasojë është lënduar një person, i cili është me aftësi të veçanta, njofton Gazeta Sinjali.

Në aksident dyshohet se janë të përfshira një automjet dhe personi i cili po lëvizte me mjetin e tij.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, i cili tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që ka sjell ky aksident.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një person me aftësi të kufizuar i cili po lëvizte me mjetin e tij. Lëndime ka pësuar një person. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha ai./GazetaSinjali/