image Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Siguri

Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

news image

Një këmbësore ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë sot rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër), e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Gazeta Sinjali/