image Vetura godet një 9-vjeçare afër shkollës në Pejë

Siguri

Vetura godet një 9-vjeçare afër shkollës në Pejë

news image

Një nxënëse e moshës 9-vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi që e njëjta është goditur nga një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur te shkolla fillore “Ramiz Sadiku”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha 9-vjeçarja është dërguar në spital nga vetura e cila është goditur.

“Policia ka shkuar në spital, viktima ka pësuar lëndime të lehta është liruar menjëherë në shtëpi”, deklaroi ai për Sinjali.

Ndërkohë, lajmin në Polici e ka deklaruar drejtoresha e shkollës.

/GazetaSinjali/