Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete, para pak çastesh në lagjen “Dardania” në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se personi i lënduar ishte duke e drejtuar motoçikletën kur u godit nga vetura.
Një sinjalizues ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen qytetarë të shumtë që i janë afruar të lënduarit, për t’i ofruar ndihmë.
Në vendngjarjes shihet se ende nuk ka dalë policia e as ekipi mjekësor.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast./Gazeta Sinjali/