image Vetura godet biçiklistin 12-vjeçar në Sllatinë, fëmija dërgohet me urgjencë në QKUK

Siguri

Vetura godet biçiklistin 12-vjeçar në Sllatinë, fëmija dërgohet me urgjencë në QKUK

news image

Shifrat e aksidenteve që ndodhin në rrugët e Kosovës janë mjaft shqetësuese. Ekspertët kanë bërë të ditur se brenda një viti në Kosovë ndodhin deri në 120 aksidente me fatalitet. Ndër shkaktarët kryesorë është edhe mosrespektimi i rregullave në komunikacion, raporton Gazeta Sinjali.

Vetëm dje, Sinjali mëson se nga mëngjesi deri në orët e vona shumë vetura janë përfshirë në aksidente. Fillimisht në Sllatinë, një veturë ka goditur një biçiklist, i cili është përplasur nga shoferi, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore. Sinjali mëson së bëhet fjalë për një 12-vjeçar, i cili më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor. Ndërsa shoferi i dyshuar me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Teksa një aksident tjetër trafiku ka ndodhur edhe në rrugën nacionale Vushtrri – Mitrovicë, në fshatin Studime, ky dy vetura janë përplasur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Shoferi që ka shkaktuar aksidentin dyshohet se nuk i ka dhënë përparësi kalimi shoferit tjetër dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për trajtim mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia për të bërë ekzaminimet e nevojshme.

/GazetaSinjali/