image Aksident i rëndë në Gjakovë: Shoferi hyn në tejkalim dhe përplaset me një veturë, thyen brinjët

Siguri

Aksident i rëndë në Gjakovë: Shoferi hyn në tejkalim dhe përplaset me një veturë, thyen brinjët

news image

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Hereq të Gjakovës, ku një veturë është përplasur me një veturë tjetër dhe për pasojë shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka njoftuar se shoferi i dyshuar ka bërë tejkalim në mënyrë të pasigurt dhe më pas e ka goditur veturën përballë tij. Për pasojë, i dyshuari i ka thyer tri brinjë, teksa lëndime ka pësuar edhe shoferi tjetër.

Për shkak të përplasjes janë shkaktuar edhe dëme materiale, ku në vendin e ngjarjes ka dalë Policia për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Kurse dy shoferët e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim mjekësor.

/GazetaSinjali/