image Vetura e vetaksidentuar në rrugën Pejë - Prishtinë i përket Doganës së Kosovës

Siguri

Vetura e vetaksidentuar në rrugën Pejë – Prishtinë i përket Doganës së Kosovës

news image

Në mëngjesin e sotëm është raportuar për një vetaksident në rrugën Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë një fotografi nga ky aksident, në të cilën shihet se vetura e aksidentuar i përket Doganës së Kosovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili tha se oficeri doganor i cili po e drejtonte veturën është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fillimisht më lejoni të ju tregoj që oficeri doganor është në gjendje të mirë. Derisa sa i përket veturës besoj që shihet nga foto”, tha Stavileci./Gazeta Sinjali/