Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë, ku i përfshirë është një veturë e KFOR-it italian dhe një veturë civile.
Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi i veturës së KFOR-it ka filluar të lëviz prapa në semafor, me ç’rast ka goditur veturën që ndodhej pas tij.
Sipas burimeve, nga aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.