image Vetura e godet këmbësoren në Suharekë dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Kosovë

Siguri/ Vetura e godet këmbësoren në Suharekë dhe ikë nga vendi i ngjarjes

news image

Një grua ka mbetur e lënduar pasi u godit nga një veturë në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00. Viktima ishte duke e kaluar rrugën kur është goditur nga një veturë, e cila ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/