Pamje shokuese ka kapur kamera brenda një veture e cila goditi te vijat e bardha një vajzë që po tentonte të kalonte rrugën në anën tjetër, por pa parë majtas-djathtas.
Ngjarja ndodhi të hënën në autostradën “Princes” në Tempe, Sidney, Australi.
Vajza po kontrollonte telefonin përpara se të kalonte rrugën, por vonë e kuptoi se një makinë po i afrohej. Si pasojë e përplasjes, ajo është hedhur në ajër rreth 7 metra dhe nuk është ngritur për disa minuta. Siç shihet nga video e publikuar nga ‘Daily mail’, disa kalimtarë të rastit shkuan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
23-vjeçarja u kontrollua nga një mjek i rastësishëm aty dhe nga disa zjarrfikës, deri në momentin kur ka ardhur ambulanca. Raportohet se shoferi ka qenë me 48 km/h, ndërsa në momentin e përplasjes ka arritur të frenojë duke e ulur shpejtësinë vetëm në 42 km/h.
23-vjeçarja fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.