Më 4 tetor ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa. Por kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot në Prishtinë është parë një veturë e cila ka qenë me targa të Serbisë por nuk i ka pasur të mbuluara simbolet shtetërore të Serbisë. Madje kjo veturë ka qenë me targa diplomatike.
Fotografinë e kësaj veture e ka publikuar gazetari Alban Selimi. Ai ka thënë se vetura ka qenë duke qarkulluar te rrethi i Flamurit.
“E ky diplomati po bojka pa stikersa a? Ku jane ato portalet e zeza…?!“, ka shkruar ai.