Një vetëaksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës ku janë lënduar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës nga rajoni i Mitrovicës, ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali duke thënë se drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime si dhe dy pasagjerët e tij.
Aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin.
“Mund të konfirmoj se kemi informatën për një aksident trafiku me persona të lënduar. Drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerët e tij kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa aksidenti ka ardhur për shkak se shoferi ka humbur kontrollin e veturës”, ka deklaruar Zahiti./Gazeta Sinjali/