image Vetura 3Z jashtë orarit të punës endet në "Dardani"

Sociale

Vetura 3Z jashtë orarit të punës endet në “Dardani”

news image

Një veturë zyrtare 3Z e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është parë sonte në lagjen “Dardania” në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç që jashtë orarit të punës, kjo veturë po endej në këtë lagje për arsye private në ditë pushimi, e diele.

Sinjali ka parë nga afër që shoferi i veturës nuk ishte ndonjë person zyrtar, por një civil i veshur me një bluzë të thjeshtë.

Më herët, janë marrë vendime që urdhëroheshin të gjithë zyrtarët e qeverisë për përdorimin e automjeteve zyrtare në mënyrë strikte vetëm për qëllime zyrtare. /Gazeta Sinjali/