Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pas votimin të ekzekutivit të ri, ani pse nuk e ka votuar Qeverinë Kurti, tha se pret nga ky i fundit që të ketë iniciativa për komunitetin egjiptian.
Sipas tij, në rast se do të ishte nevoja për votën e tyre për formimin e qeverisë, atëherë do të ishte i gatshëm të votojë pro. Ai ka potencuar që komunitetet duhet të ishin të përfaqësuar me ministri.
“Kësaj here ka pasur kuptim që komuniteti egjiptian me pas ministri, se kemi pasur dy deputetë dhe thjesht nuk pajtohemi me pozitën e 13-të që iu ka dhënë komunitetit, do të duhej që kjo të ndahej proporcionalisht edhe komuniteteve të tjera”, tha Berisha.
“Nuk pati nevojë, ishin votat e mjaftueshme, nuk do ta pengonim po të ishte e nevojshme krijimi i qeverisë, meqenëse pati vota të mjaftueshme atëherë nuk ishte e nevojshme që të jepet një votë, e që nuk jemi të përfaqësuar. I uroj Kurtit punë të mbarë edhe pse unë nuk kam qenë pjesë e votimit, shpresoj që kjo nuk do të ndikoj tek iniciativat e tij për komunitetin egjiptian”, u shpreh ai.
Ndryshe, me 66 vota pro dhe 10 abstenime, është votuar ekzekutivi i ri i Kosovës. /Gazeta Sinjali/