image Vetizolohet stafi mjekësor i QKMF-së në një fshat të Fushë-Kosovës

Shëndetësi

Vetizolohet stafi mjekësor i QKMF-së në një fshat të Fushë-Kosovës

news image

Stafi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovës është vetizoluar, pasi që disa u kanë shërbyer disa pacientëve të këtij fshati, të cilët më pas kanë rezul-tuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Ali Topalli.

“Stafi mjekësor i QKMF-së në Miradi të Ulët me iniciativën e tyrë janë futur në vetizolim pasi ditë më parë kanë kontrolluar pacientë të cilët pastaj kanë rezultuar pozitivë më koronavirus”.

“Momentalisht është mbyllur dhe po bëhet dezinfektimi i objektit dhe deri sa të jetë gati pastaj do të dërgojmë staf shëndetësorë që do të punojnë një ditë po një ditë jo”, tha Topalli, ndërsa shtoi se nuk e din nëse do të testohen për Covid-19 gjatë ditës së sotme./Gazeta Sinjali/