image Vetizolohet presidentja e Komisionit Evropian

Evropë

Vetizolohet presidentja e Komisionit Evropian

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është vetizoluar, pasi ka marrë pjesë në një takim ku ishte i pranishëm një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, njofton Gazeta Sinjali.

Von der Leyen është shprehur se kishte rezultuar negativ për koronavirus javën e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi ku është shprehur se do të testohet sot për COVID-19.

“Jam informuar se në takimin e të martës së kaluar ku kam marr pjesë ishte i pranishëm edhe një person që dje ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Në përputhje me rregulloret në fuqi, unë do të jem në vetizolim deri nesër në mëngjes. Kam rezultuar negativ të enjten e kaluar dhe do të testohem sërish sot”, ka shkruar ajo në Twitter.

/Gazeta Sinjali/