image Vetëvendosje thotë se ka marrë 50% të votave

Vetëvendosje thotë se ka marrë 50% të votave

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani po fillon konferencën gjatë të cilës do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ende pa u shpallur ky rezultat, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka marrë 438 mijë e 334 vota në këto zgjedhje apo 50%.

“Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falënderojmë vullnetarët për punën e madhe, aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit. Së bashku krejt dhe drejt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/