image Vetëvendosje njofton se do t’i rihapë zyrat nëpër Kosovë

Kosovë

Vetëvendosje njofton se do t’i rihapë zyrat nëpër Kosovë

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nga e hëna do t’i rihapë zyrat nëpër Kosovë, derisa sot është hapur zyra qendrore në lagjen “Arbëria”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në faqen zyrtare të Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se që më shumë se një muaj i kanë mbyllur zyrat, derisa, pas masave të MSH’së kanë vendosur që të rihapin ato me orar të kufizuar.

“Në këtë drejtim, me një kujdes të shtuar, duke respektuar distancën dhe duke ndjekur masat e sigurisë të institucioneve shëndetësore, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i rihapë zyrat e saj nëpër qytete dhe fshatra të vendit, me orar e staf të kufizuar. Nga sot është hapur zyra jonë qendrore në Lagjen “Arbëria”, në Prishtinë dhe zyra e Qendrës së Prishtinës, ndërsa ditëve në vijim rihapen edhe mbi 30 zyret e tjera të Lëvizjes anembanë Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156781554327000