Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë po e akuzon Bekim Rudarin, shoferin e kryetarit në detyrë të kësaj komune, njëherit kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës, Nexhmi Rudarit, se po bën presin mbi votuesit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky subjekt ka publikuar një video ku shihet një person, për të cilin pretendojnë se është shoferi i Nexhmi Rudarit, Bekim Rudari.
Sipas Vetëvendosje, Bekim Rudari është duke qëndruar në qendrën e votimit në shkollën “Shaban Shala” dhe po u bën presion votuesve.
“Në shkollën “Shaban Shala”, Bekim Rudari, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe bën presion ndaj votuesve”, thuhet në postimin e LVV-së.
Kjo parti ka ftuar organet e rendit që të marrin masa ndaj Rudarit dhe kujtdo tjetër që sipas tyre ka për qëllim manipulimin e procesit zgjedhor./Gazeta Sinjali/