Ish-ministrja e Drejtësisë, njëherësh anëtare në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Podujevës, Nexhmi Rudari është kukulla e e ministrit të MPB-së, Agim Veliut, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nexhmi Rudari është veç kukulla e Agim Veliut”, deklaroi Haxhiu në Kanal 10.
Ndryshe, kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e LVV-së është Shpejtim Bulliqi.
Zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen më 29 nëntor të dielën. /Gazeta Sinjali/