image Vetëvendosje fitoi mbi 60 për qind të votave në këto komuna
[wp-story id="814678"]

Vetëvendosje fitoi mbi 60 për qind të votave në këto komuna

news image

Lëvizja Vetëvendosje tashmë bindshëm është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në 13 komuna të Kosovës, VV-ja ka fituar mbi 50% të votave, ndërsa në 5 prej tyre rezultati kalon mbi 60 për qind.

Më së shumti vota VV-ja ka marrë në Prishtinë, me 64,09%. Në Gjilan kjo parti ka marrë 63,24%, Mitrovicë 63,04%, Ferizaj 60,59% dhe në Vushtrri ka fituar 60,08%.

50% të votave i ka marrë edhe në Gjakovë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Kamenicë, Viti, Kaçanik e Han të Elezit.

Partia Demokratike kryeson në Skenderaj e Drenas, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan e Junik, derisa Nisma Socialdemokrate në Malishevë./GazetaSinjali/