image Veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit, Molliqaj: Qeveria të tërhiqet nga vendimi i gabuar - Sinjali

Veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit, Molliqaj: Qeveria të tërhiqet nga vendimi i gabuar

news image

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës një numër i veteranëve ka arritur që të hyjë brenda.

Ndërkohë që kësaj proteste i është bashkangjitur edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka bërë thirrje që të tërhiqet nga vendimi që sipas tij është i gabuar.

“Është vendim i padrejtë dhe i shëmtuar. I padrejt sepse i ka përjashtuar veteranët nga lidhja e pensionit të tyre me pagën minimale. Në mes të leximit të parë dhe të dytë ne kërkojmë që qeveria të tërhiqet nga qëndrimi i tyre i gabuar”, tha Molliqaj.

Kjo protestë e veteranëve vjen si pasojë që Kuvendi i Kosovës e ka kaluar Projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro. Me anë të kësaj proteste ata po shprehen kundër, lidhur me aprovimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale ku nuk përfshihen pensionet e veteranëve.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin