Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se një person është vetëplagosur derisa ishte duke manovruar me armën e tij.
Ndërkaq, Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i riu nuk kishte leje përkatëse për armën me të cilën është plagosur.
Sinjali mëson se viktima është B.Q., dhe i njëjti është vetëplagosur në shtëpinë e tij në rrugën “Sylejman Vokshi”.
Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në spital.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar pistoletën, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.