image Vetëplagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Siguri

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

news image

Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:10, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të plagës që dyshohet se ia ka shkaktuar vetes nga arma e zjarrit, ai është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

Dy dëshmitarë që kishin qenë me të në momentin kritik, u kanë thënë hetuesve policorë që ai kishte qenë duke manipuluar me armë në veturën e tij, e cila për një moment ishte shkrepur, duke i shkaktuar plagë.

Ndërkohë, mjekët kanë deklaruar se gjendja e tij është stabile.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur arma me pesë fishekë dhe gëzhoja e shkrepur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, në rrugën nacionale.

Ndërkaq, rasti është hapur si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”./Gazeta Sinjali/