image Vetëm vajzat mund ta bëjnë, challenge-i më i ri në internet që po i sfidon djemtë

Botë

Sfida/ Vetëm vajzat mund ta bëjnë, challenge-i më i ri në internet që po i sfidon djemtë

news image

Nga parkimi, deri tek ngritja e peshave të rënda, shumë përpiqen të argumentojnë se burrat janë gjithmonë të parët. Por një sfidë virale e cila është më e përhapur në ‘Tik Tok’, ka ndryshuar idenë e epersisë.

Një hile që tani quhet ‘sfida e karriges’ përfshin qëndrimin tre metra larg nga një mur. Atëherë duhet të përkuleni me kokën tuaj përballë murit. Por sfida e vërtetë vjen kur përpiqeni të ngriheni në këmbë duke mbajtur edhe karrigen në të njëjtën kohë.

Duket e thjeshtë? Pa provojeni njëherë.

Dhjetëra video në rrjetet sociale kanë treguar se në dukje të jep përshtypjen që është e lehtë por në fakt vetëm vajzat mund ta realizojnë këtë sfidë.

Burrat, nga ana tjetër, luftojnë të qëndrojnë përsëri në këmbë ndërsa mbajnë karrigen. Dhe, pothuajse në të gjitha rastet, dështimet e ndryshme shkaktojnë ilaritet nga gratë, të dashurat, partneret, motrat dhe miqtë që shijojnë fitoren.