image Vetëm për dy muaj shënohen 1.5 milion hyrje nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

Shqipëri

Vetëm për dy muaj shënohen 1.5 milion hyrje nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

news image

Tash e disa vite Kosova shënon numrin më të madh të turistëve në Shqipëri, ku edhe këtë vit vetëm në periudhën maj-korrik kanë shkuar 1.5 milionë qytetarë të Kosovës, duke përbërë sërish numrin më të madh të turistëve, në vitin kur Shqipëria ka regjistruar boom turistik.

Pas qytetarëve nga Kosova, vijnë italianët pasuar nga turistët e Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak në numër se një vit më parë.

“Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës, më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës”, ka konfirmuar drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku në Policinë e Shqipërisë.

Bosnjaku ka thënë se Shqipëria ka rritur masat e sigurisë në kuadër të turizmit, teksa janë regjistruar 85 raste të dhënies së ndihmës në det në situata kritike./tch

/GazetaSinjali/