Kida është njëra ndër këngëtaret shqiptare që veshjes së saj i kushton shumë rëndësi.
Së fundi, ajo ka postuar disa imazhe teksa duket jashtëzakonisht bukur.
Por, ajo që ka rënë në sy më së shumti janë çmimet e veshjes së saj të cilat janë të ngjashme me blerjen e një banese në Fushë Kosovë.
Vetëm byzylyku i saj ka kapur shifrën e 43 mijë e 300 euro nga “Cartier”.
Çanta e Kidës bënë 2 mijë e 900 euro nga “Louis Vuitton”, bluza kushton 430 euro nga “Dion Lee”, çizmet e saj bëjnë 530 euro, pantallonat e saj kushtojnë vetëm 61euro nga “Missterss Rocks” dhe unaza e saj kap vlerën prej një mijë e 920 euro.
Kjo veshje e Kidës në total kap shifrën 54 mijë 541 euro.