image Vetëm një qytetar u dënua dje që nuk respektoi masat antiCOVID

Siguri

Vetëm një qytetar u dënua dje që nuk respektoi masat antiCOVID

news image

Që nga gushti i vitit të kaluar, kur në Kosovë hyri në fuqi Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, janë shqiptuar qindra mijëra gjoba për shkelësit e masave parandaluese, raporton Gazeta Sinjali.

Tani kur numri i rasteve aktive është 106 dhe kur janë liruar masat antiCOVID, është zvogëluar edhe numri i gjobave.

24 orët e fundit do të kalonin pa asnjë gjobë, sikur një qytetar të mos vendoste dje për t’i shkelur këto masa.

Policia ka publikuar statistikat për 24-orëshin e fundit, sipas të cilave, është shqiptuar vetëm një tiketë në bazë të Ligjit COVID-19./Gazeta Sinjali/