image Vetëm në një kompani të përpunimit të mishit në Gjermani, 657 raste me COVID-19

Botë

Vetëm në një kompani të përpunimit të mishit në Gjermani, 657 raste me COVID-19

news image

Për një javë janë infektuar me koronavirus 657 punëtorë në një kompani gjermane për përpunimin e mishit.

Nga 938 testet e kryera për punëtorët në kompani, që i përket grupit “Toennies” në shtetin e North Rhine-Westphalia, 657 rezultuan pozitiv, deklaruan zyrtarët e kompanisë.

Në të gjithë Gjermaninë, janë njoftuar disa vatra shpërthimi të koronavirusit nëpër kompanitë e përpunimit të mishit.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime në lidhje me kushtet e punës dhe jetesën e punëtorëve të industrisë së mishit, shumë prej të cilëve janë punëtorë të përkohshëm nga Europa Lindore./ Gazeta Sinjali/