image Vetëm në disa shkolla po mbahet mësimi, mungojnë nxënësit

Arsim

Vetëm në disa shkolla po mbahet mësimi, mungojnë nxënësit

news image

Procesi mësimor po realizohet pjesshëm këtë të shtunë, sipas kalendarit të përcaktuar nga MAShTI, për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Mësimdhënësit kryesisht janë te pranishëm në shkolla, por në disa klasa mungojnë nxënësit.

Në shkollën “Ismaj Qemajli” klasat e para po mbajnë mësim vetëm në disa klasa për shkak të mungesës së nxënësve. Në këtë shkollë, në të dy ndërrimet, me përqindje, 75% prej nxënësve mungojnë në procesin mësimor, tha Mimoza Krasniqi, drejtoreshë e shkollës.

Ndërsa ne shkollën “7 Marsi” e cila numëron më pak nxënës për dallim nga këto shkollat tjera, në ndërrimin e paradites të pranishëm kanë qenë përafërsisht 80 nxënës, tha Hyke Rexhaj, drejtoreshë e shkollës.

Në shkollën “Faik Konica” në orën 13:30 ka filluar ndërrimi tjetër, ku kanë qenë të pranishëm një numër i nxënësve në përcjellje te prindërve për të mbajtur orët e humbura mësimore.

Disa prindër nuk kanë dashur fare të komentojnë për këtë çështje e disa e vlerësojnë të domosdoshëm kompensimin e këtyre orëve. Ndërsa disa të tjerë janë kthyer prapa, sepse në klasat e fëmijëve të tyre nuk ka pasur nxënës të tjerë.

Në shkollën Faik Konica, klasat 6-7-8 vetëm 32 nxënës nga numri total 449 paradite ishin prezentë, tha për RTK Blerim Dalipi, zëvendësdrejtor.

Valdrin Dervishaj nga MASHTI, theksoi se Inspektorët tashmë janë në terren nga ora 7:30 dhe sipas informatave, shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor.

/GazetaSinjali/