image Vetëm në 24 orët e fundit, 50 të prekur dhe një i vdekur nga koronavirusi në Turqi - Sinjali

Pandemia/ Vetëm në 24 orët e fundit, 50 të prekur dhe një i vdekur nga koronavirusi në Turqi

news image

Edhe Turqia nuk i ka shpëtuar virusit të ri COVID-19, pavarësisht masave të rrepta të vendosura që pas shpërthimit të tij në Kinë.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi njoftoi se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 51 raste të reja në vend, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 98.

“Kemi rezistuar 90 ditë me masat që kemi marrë. Ne jemi një nga vendet e para që kemi kuptuar rrezikun që i kanoset njerëzimit që prej shpërthimit të virusit në Kinë. Pavarësisht masave, edhe Turqia është prekur nga ky virus, madje është shënuar edhe viktima e parë”, ka thënë ministri turk./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: