image Vetëm katër raste të reja me koronavirus në Australi, në 24 orët e fundit

Botë

Vetëm katër raste të reja me koronavirus në Australi, në 24 orët e fundit

news image

Vetëm katër raste të reja me koronavirus u konfirmuan në Australi gjatë 24-orëve të fundit.

Trajtimi i Australisë me krizën e shkaktuar nga përhapja e pandemisë Covid-19 po bëhet model për botën, pasi shkalla e infeksionit vazhdon të bjerë – e njohur si rrafshimi i trajektores, shkruan Daily Mail.

Që nga ora 15:00 të mërkurën, Australia pati vetëm katër raste të reja Covid-19 në të gjithë vendin në 24 orët e mëparshme, konfirmuan zyrtarët shëndetësorë.

Në vend po kryhen më shumë se 12 mijë raste në nivel vendi përgjatë ditës.

Shkalla e infeksionit të Australisë është në kontrast të ashpër me ato në shumë vende të tjera të G20, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Italinë dhe Spanjën.

Profesori Paul Kelly, zëvendësdrejtori kryesor mjekësor i vendit, tha që numrat premtues e kishin shtyrë qeverinë të merrte në konsideratë lehtësimin e masave të rrepta të izolimit brenda vetëm tre javësh. /GazetaSinjali/