image Vetëm gjatë muajit shkurt vdiqën mbi 1.500 persona e lindën mbi 2.600 tjerë në Kosovë

Kosovë

Vetëm gjatë muajit shkurt vdiqën mbi 1.500 persona e lindën mbi 2.600 tjerë në Kosovë

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shkurt 2021. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obliguar në regjistrat e lartë-cekur, në vendin e ngjarjes, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm/të zakonshëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2.673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1.382 lindje janë djem dhe 1.291 lindje janë vajza.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1.509 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin shkurt me muajin janar 2021 është një rënie për (-11.96%). Prej vdekjeve të regjistruara 840 raste janë meshkuj dhe 669 raste janë femra.

Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 1.593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar ka një rënie të numrit të qifteve të kurorëzuara për (-17.3%).

Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit shkurt me muajin janar 2021, del se ka një rënie për (-23.6%). Gjithsej janë regjistruar 123 raste të qifteve të shkurorëzuara. /Gazeta Sinjali/