image Vetëm brenda një dite, policia gjen drogë te gjashtë persona

Siguri

Vetëm brenda një dite, policia gjen drogë te gjashtë persona

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej gjashtë raste për posedim të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, rastet u raportuan dy në Prishtinë, dy në Gjilan, kurse nga një rast në Dragash dhe në Gjakovë.

Rastet e plota:

Prishtinë 16.11.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të lokalit është hasur dhe konfiskuar një sasi e vogël e dyshuar me substancës narkotike 1.5 gram, dhe se i dyshuari pranon se është e tij, po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një grinder. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

Prishtinë, 16.11.2020 – 16:00. Me urdhër verbal të Gjyqtarët të Procedurës Paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 13 (trembëdhjetë) gramëve, dy grindera si dhe gjashtë pako me rizlla. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit , me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Dragash 12.11.2020 – 20:00. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është hasur dhe konfiskuar një sasi prej rreth 2 gram e dyshuar si substancës narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 12.11.2020 – 21:200. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është hasur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshe 1.32 gram. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjilan 12.11.2020 – 20:00. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është hasur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 6 gram, një pako rizlla dhe një grinder. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjilan 12.11.2020 – 21:00. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është hasur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshe 1.8 gram, një pako rizlla dhe një grinder. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/