Sonte në Kosovë është konfirmuar shërimi i 7 pacientëve të prekur me koronavirus, duke e çuar në 928 numrin e përgjithshëm të rasteve të shëruar, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
“Sot më 13 qershor 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 928 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/