Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë viktimë koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit atje.
Gjatë kësaj periudhe nga 3027 testime, vetëm 3 kanë rezultuar pozitive, transmeton Sinjali.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.
Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri.
/GazetaSinjali/