Një vajzë adoleshente me një sëmundje të rrallë që dukej si një 60-vjeçare ka kryer disa operacione të financuara nga të huajt.
Xiaofeng, 15 vjeç vuante nga sindroma Hutchinson-Gilford Progeria, e cila u trashëgua nga nëna e saj. Raportohet se ka prekur vetëm lëkurën e saj jo organet e saj, gjithashtu ajo bën që lëkura të plaket shumë më shpejt se normalja.
Që në moshën 6 vjeç ajo filloi të ndiente ndryshime në lëkurën e saj. Gjendja e vajzës u bë e famshme në zonën ku ajo jetonte dhe u nisën të mblidheshin fonde, falë fushatave të shumta që u bënë për të.
Ky rast i ra në vesh edhe drejtorit të spitalit Kirurgjik Plastik Shenyang Sunline, i cili pranoi që ta ndihmojë vajzën dhe ta bëjë atë të bukur si gjithë bashkëmoshatarët e saj.
Pas vizitave të shumta, spitali shtoi se adoleshentja “ka të njëjtën zemër të re, ëndrra, bukuri dhe jetë si vajzat e zakonshme, por fatkeqësia e saj ka bërë që ajo të vuajë nga plakja e rrallë e parakohshme“.
Spitali i bëri ulje rreth 70% të shpenzimeve prej 500,000 RMB (55,560 £) që u bënë për këto operacione dhe pjesa tjetër u pagua nga fondet që u mblodhën për të.
Spitali tha para-operacionit: “I gjithë operacioni përfshin përtëritje të fytyrës dhe korrigjimin e deformimit të hundës, ngritjen e vetullave të ndihmuara nga endoskopi, ngritësin e mesëm dhe të poshtëm, korrigjimin e relaksimit të qafës, rindërtimin e ligamenteve artificiale, plakjen mikro-orale, etj”.
Xiaofeng para se të futej në operacion është shpehur në media se kjo fytyrë e ka futur nën një presion të madh ndër vite. “Unë dua të përmirësohem shpejt dhe atëherë do të studioj mjekësinë dhe do të bëj diçka [për] shoqërinë”.
Kështu, më 29 dhjetor, Xiaofeng u fut në operim dhe që nga periudha e saj e rikuperimit pas operacionit, ajo është “mahnitur” nga rezultatet.
Ajo u tha mediave lokale: “Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan. Faleminderit z. Guo dhe gjithë stafit të spitalit që më dhanë një të ardhme të re.”
Prindërit e saj nuk mund ta besonin kur personeli zbuloi fytyrën e vajzës së tyre, ata shpërthyen në lot.
Babai i saj tha: “Ky fëmijë është thjesht një person tjetër dhe unë nuk mund ta njoh atë”. /Gazeta Sinjali/