Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Obrançë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë ajo për Sinjalin.