image Vetaksidentohet një veturë në rrugën Pejë - Prishtinë

Siguri

Vetaksidentohet një veturë në rrugën Pejë – Prishtinë

news image

Në mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës është vetaksidentuar një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se asnjë person nuk është lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti.

“Sot rreth orës 07:15 në Dollc të Klinës, një veturë është vetaksidentuar, por që nuk ka persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/