Si pasojë e punimeve në rrugë, në fshatin Penuh të Podujevës, një veturë ka dalur nga rruga dhe është aksidentuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Bajram Krasniqi për Gazetën Sinjali ka njoftuar se përveç dëmeve nuk ka persona të lënduar nga ky aksident.
“Një veturë ka dalë nga rruga, nuk ka të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.