image Vetaksidentohet një veturë në magjistralen Arllat - Xërxë

Siguri

Vetaksidentohet një veturë në magjistralen Arllat – Xërxë

news image

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e sontme në magjistralen Arllat-Xërxë, përkatësisht në fshatin Dragobil të Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë.

Xhurkaj njoftoi se përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

 “Vetaksidenti ka ndodhur në magjistralen Arllat – Xërxë, fshati Dragobil në  Malishevē një veturë e involvuar vetëm me dëme materiale si pasojë e akullit në rrugë, nuk ka të lënduar”, tha Xhurkaj.

/Gazeta Sinjali/