Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 13:00 në Dobratin të Podujevës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor
“Sot rreth orës 13:0 në fshatin Dobratin të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vetaksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/