Dy motoçikleta janë vetaksidentuar sot pasdite në Sllatinë të Fushë Kosovës, me ç’rast janë lënduar ngasëset e tyre dhe dy pasagjere, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetaksidentet kanë ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidenteve 4 persona (femra) kanë pësuar lëndime trupore. (Ngaseset e motoçikletave dhe pasagjeret). Me rastet po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo për Sinjalin.