image Vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, rrokulliset vetura

Siguri

Vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, rrokulliset vetura

news image

Një veturë është rrokullisur sonte rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet shkaktari i këtij vetaksidenti.

“Rreth orës 18:30, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, në të cilin është përfshirë vetëm një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin është duke u marrë Policia e komunikacionit rrugor”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/