image Vetaksident në Suharekë, tre persona përfundojnë në emergjencë

Siguri

Vetaksident në Suharekë, tre persona përfundojnë në emergjencë

news image

Sot rreth orës 10:55 ka ndodhur një vetaksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, i cili tha se një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona.

Tre prej tyre janë në dërguar në emergjencë në Prizren, gjersa njësitet policore janë duke u marrë me rastin.

Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin“, tha ai.

/Gazeta Sinjali/