Në fshatin Çitak të Skenderajit, dje rreth orës 07:30, një person gjatë lëvizjes me veturë e ka humbur kontrollin e makinës dhe ka shkaktuar vetaksident, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesit të Gazetës Sinjali, lëndime trupore ka pësuar vetë vozitësi, i cili është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.