image Vetaksident në rrugën Pejë - Prishtinë

Siguri

Vetaksident në rrugën Pejë – Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, në orën 13:25, në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gjurgjicë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se është vetaksidentuar një veturë.

Sot rreth orës 13:25 në Rrugën Nacionale Pejë – Prishtinë, në Gjurgjicë, ka ndodhur një aksident trafiku (vetaksident) me dëme materiale, ku një veturë me targa vendore ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës”, tha Kelani.

Sipas tij në këtë aksident nuk ka persona të lënduar dhe njësitë e trafikut janë duke u marrë me rastin. /GazetaSinjali/